Volejboll/Shqipëria i nis me humbje eliminatoret

Kombëtarja kuqezi e volejbollit për Nën-17-vjeçaret ka nisur të mërkurën pasdite në Turqi pjesëmarrjen e saj në Eliminatoret e Evropianit të kësaj grupmoshe, që këtë edicion do të zhvillohet mbi baza rajonale. Ndonëse fillimisht 7 ekipet e rajonit do të ndaheshin në dy grupe, tërheqja e Malit të Zi për shkak të infektimeve me “Covid-19” bëri që formula e garës të ndryshojë dhe tashmë është vetëm një grup i vetëm i përbërë nga 6 skuadra. Kështu, Shqipëria e ka nisur me përballjen me përfaqësuesen vendase, atë turke, duke u mundur në 3 sete.
Në fakt, sikundër e kishte paralajmëruar edhe trajnerja e Kombëtares kuqezi të vajzave, Amarilda Prenga-Sijoni, ajo që është mjaft më e rëndësishme është rikthimi në arenën ndërkombëtare edhe me moshat e rrjetës. Ajo pati duke shtuar se ishte modeste në pritshmëritë e saj, duke kërkuar nga lojtaret e saj që ta shfrytëzojnë këtë përvojë dhe të mësojnë sa më tepër.
Turqia e ka fituar këtë duel me rezultatin 3-0, teksa shifrat e seteve ishin 25-6, 25-6 dhe 25-9 për skuadrën vendase. Kombëtarja kuqezi e volejbollit për Nën-17-vjeçaret do ta vazhdojë konkurrimin e saj në ditët në vijim me përballjen me Serbinë, me Rumaninë, me Greqinë dhe për ta mbyllur me Bullgarinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




