Ministrja Kushi pret Caljen dhe Qerimajn

Pas janë pritur më herët nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, dy peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, kanë qenë të enjten, mysafirë të Ministres së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi. “Është gjithmonë kënaqësi të takosh kampionë si Brikeni dhe Erkandi, të cilët na kanë bërë krenarë me arritjet dhe medaljet në kampionate ndërkombëtare”, – shkruan Ministrja në një postim të saj në profilin e saj në rrjetet sociale.
“Këta djem kampionë, por edhe prindër e familjarë të mrekullueshëm, kanë një karrierë plot sakrifica, sfida, fitore dhe medalje, që shërbejnë si frymëzim për shumë të rinj e të reja për të ndjekur rrugën e tyre të suksesit, – vijon më tej Kushi. – Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vazhdojë të qëndrojë pranë sportistëve elitarë, duke patur bindjen e plotë që së bashku do të kemi edhe shumë fitore dhe suksese të tjera.”
Në takimin me Ministren Kushi, dy sportistët kuqezi shoqëroheshin nga trajnerët e tyre përkatës, por edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




