Xhokoviç apelon, Australia “anullon” dëbimin

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Australia ka vendosur të shtyjë dëbimin e numrit një të tenisit në botë, Novak Xhokoviç. Tenisti serb ka bërë ankim kundër vendimit të autoriteteve australiane për anullimin e vizës së tij të hyrjes për shkelje të rregullave kundër përhapjes së Covid. Një avokat i shtetit australian, Christopher Tran, tha se vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij do të merret të hënën e ardhshme.

Dje Xhokoviç kaloi më shumë se gjashtë orë në aeroport dhe u mor në pyetje nga autoritetet australiane. Rasti i tij po ngjall reagime ndërkombëtare. Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka marrë në mbrojtje tenistin. “E gjithë Serbia është me të, autoritetet tona do të marrin të gjitha masat për të ndaluar sa më parë keqtrajtimin e tenistit më të mirë në botë”. Në të njëjtën linjë dhe ministrja e Sportit, Vanja Udovicic: “Është absurde dhe e turpshme! Jam e shokuar nga trajtimi që i është bërë Novak”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme