Botërori i Peshëngritjes, dështon Evangjelia Veli

Dështon Evangjelia Veli, ndërsa peshëngritja shqiptare nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror, që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit. Veli në baterinë A të peshës deri në 55 kilogram ka mundur të klasifikohet vetëm në shkëputje. Provën e parë e ka të suksesshme me 86 kilogram. Më pas e tillë është edhe në të dytën, tanimë më 89 kilogram, por nuk realizon provën e tretë me 91 kilogram. Përfundimisht e katërta në shkëputje. Në shtytje tenton në provën e parë me 105 kilogram, por nuk ia del.
Më pas edhe në të dytën përsëri me 105 kilogram, por në përfundim asgjë e mirë. Aq sa detyrohet të tërhiqet nga gara, ndërsa si e tillë nuk renditet as në shtytje e as në dygarësh. Dita e së premtes ka pritshmëritë e mëdha, sepse në Baterinë A të peshës 73 kilogram do të jenë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, gjithçka në ora 15:00. Dhe gara e shqiptarëve përfundon të hënën me konkurrimin e Krenar Shorajt dhe Daniel Godellit në ora 12:30 në Baterinë B të peshës 89 kilogram. Kampionati Botëror i të rriturve në Peshëngritjes përfundon më 17 dhjetor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




