Viron Kuqi, i dyti në Barcelonë

Viron Kuqi, ish-atleti i Flamurtarit, sfidon vetveten në një triatlon modern për moshat 60-64 vjeç. Gjithçka ka ndodhur në Barcelonë, ndërsa në një hark kohor prej 10 orësh ka bërë not, çiklizëm dhe atletikë. Not 1 kilometër në kohën 15’01”. Çiklizëm në distancën 180.9 kilometër në kohën 5h22’08” dhe vrapim në një distancë prej 42.2 kilometra në kohë 4h31’52”.
Pra në total 224.1 kilometër në kohën totale 10h24’17”. Dhe ka merituar vendin e dytë, ndërsa edhe përpara dy javësh një rezultat të tillë e pat arritur në Kotor të Malit të Zi. E sigurisht që noti, por dhe çiklizmi i kanë dhënë diferencë me të tjerët, kurse kështu sporti shqiptar vijon të ketë sukses dhe në të tilla gara të çuditshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




