Florian Marku, sfida e radhës në Uembli më 20 nëntor

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Boksieri shqiptar, Florian Marku është gati për ndeshjen e radhës. Bëhet fjalë për një sfidë ku do të kërkojë të mbrojë titullin kampion bote në IBF, të cilin e fitoi vetëm pak ditë më parë duke mundur Maksim Prodan.

Vetë boksieri ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se kjo përballje do të zhvillohet në Uembli, në datën 20 nëntor, por pa specifikuar se cili do të jetë kundërshtari i radhës.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme