Volejboll/Bie në pranga lojtari i Partizanit dhe Erzenit

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Një volejbollist shqiptar ka rënë në pranga, teksa pas finalizimit të operacioni policor të koduar “Sallmone”, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni i zhvilluar nga Forca Operacionale dhe strukturat e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak, ka çuar në sekuestrimin e 1 arme zjarri, municion luftarak, lëndëve narkotike kokainë dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.  Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit Eraldo Vora, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Vora ka luajtur përgjatë sezoneve të fundit për dy prej skuadrave më të mira të volejbollit shqiptar, Partizanin dhe Erzenin e Shijakut.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme