Shqipëria U19, e katërta në Ballkaniadë

Shqipëria në volejboll për vajza për moshën deri në 19 vjeç e ka mbyllur gjithçka në vendin e katërt në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Beograd të Serbisë. Përballë Malit të Zi, kuqezinjtë e drejtuar nga Ilir Thanasi nuk kanë mundur të marrin më shumë se sa një set, ndërsa kanë humbur tre të tillë.
25-11 i pari për malazezet. 25-10 i dyti po për malazezët. Vetëm në të tretin ka një reagim nga vajzat tona, që kanë fituar 11-25. Por në të katërtin reagimi i malazezeve është i menjëhershë. 25-11 dhe 3-1 për ta. Ajo që duhet vlerësuar është fakti se Mea Martiri është shpallur lojtarja Fair-Play e kampionat, që u fitua nga Serbia, e cila në ndeshjen e fundit mundi Turqinë, 3-0 (25-9, 25-13, 25-15).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




