UFC-242/ Miocic konfirmohet kampion bote, mposht Cormier me vendim

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Stipe Miocic konfirmohet kampion i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Daniel Cormier. Dy ikonat e peshës së rëndë dueluan mes tyre mëngjesin e sotëm në eventin UFC-252, në Las Vegas (sfida u zhvillua pa tifozë).

Miocic arriti të triumfojë me meritë, më i saktë në goditjet e tij dhe në raundin e dytë iu afrua fitores me “KO”, por koha mbaroi. Gjithsesi, ai dukej më superior se Cormier, që pati edhe një dëmtim në sy, duke e merituar fitoren dhe qëndron kampion bote në Divizionin e peshës së rëndë (20 fitore e 3 humbje).

Raundi i parë ishte disi më I ekuilibruar, ndërsa në raundet e tjerë zjarrëfikësi amerikan pati një epërsi të lehtë ndaj Cormier (22 fitore, 3 humbje e 1 ndeshje pa rezultat). Kjo ishte sfida e tretë mes tyre, e para që shkon deri në raundin e pestë, pasi dy të parat janë mbyllur më herët, me KO. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme