Khabib pranon revanshin me McGregor, por me një kusht: Mposht

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë, ka folur në lidhje me një revansh të mundshëm me irlandezin Conor McGregor. Kampioni rus do të mbrojë titullin në eventin UFC-254, ku do të përballet me Justin Gaethje, por është shprehur i gatshëm ndaj rivalit dhe armikut të tij më të madh.

“Unë jam gati t’i jap një shans McGregor të përballet sërish me mua në kafaz. Në fillim të rikthehet, pasi është tërhequr dhe më pas duhet të mposhtë Dustin Poirier. Më pas, jam gati të përballem me atë. Për mua nuk ka asnjë problem”, u shpreh Khabib Nurmagomedov, i pamposhtur në karrierën e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme