Liga e Diamantit nis me surpriza, pas 16 vitesh rekord botëror

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Në etapën e parë të edicionit 2020 të Ligës së Diamantit në atletikë është vendosur rekord botëror në garën e 5000 metrave. Në stadiumin “Louis 2” të Montekarlos, atleti nga Uganda, Joshua Cheptegei, dha kohën 12’35”36.

Ai e përmirësoi me 2 sekonda kohën e mëparshme, 12’37”35, që mbahej nga etiopiani Kenenisa Bekele, rekord që ishte vendosur 16 vite më parë në Holandë. Paraqitja e Cheptegei ishte mjaft e mirë. Për atletin nga Uganda kjo ishte gara e parë zyrtare që nga 16 shkurti, ditë në të cilën pat vendosur rekordin e 5km në garën e rrugës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme