Ekipet përgatiten për play off, Portland e Memphis në ndeshje

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Shumica e skuadrave që ndodhen në Orlando kanë luajtur ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt, duke menduar më së shumti për play off-in. Ndaj dhe surprizat në ndeshjet e sotme kanë qenë të shumta.

Lakers u mundën 136-122 nga Sacramento, me kalifornianët që më së shumti ruajtën forcat për play off-in. Për Kinges u dalluan Hield me 28 pikë e Bogdanovic me 27. Humbet edhe ekipi i Milwaukee, që ka rekordin më të mirë në NBA këtë sezon. Skuadra e Bucks u mund 119-106 nga Memphis.

Memphis luan ende për një vend në play off në Perëndim dhe ishte më i motivuar për ta fituar ndeshjen. Brooks realizoi 31 pikë, ndërkohë që Valanciunas realizoi një “triple double” (26 pikë, 19 rebound e 12 asist).

Memphis do të luajë një ndeshje shtesë për të përcaktuar skuadrën e tetë çerekfinaliste në Lindje ndaj Portland. Ky i fundit fitoi 134-133 ndaj Brooklyn pas një ndeshje emocionuese, ku sërish vendimtar ishte Lillard, me 42 pikë e 12 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Utah Jazz – San Antonio, 118-112

Brooklyn – Portland, 133-134

Orlando – New Orleans, 133-127

Washington – Boston, 96-90

Sacramento – Lakers, 136-122

Milwaukee – Memphis, 106-119

Dallas – Phoenix, 102-128


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme