Kapiteni i kombëtares së rrjetës firmos për turqit e Bursa

Kapiteni i kombëtares së meshkujve në volejboll, Gazmend Husaj, do të luajë me skuadrën turke të Bursa BBSK sezonin e ardhshëm sportiv 2020-2021. Lajmin e ka konfirmuar vetë volejbollisti kuqezi, që e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë transferim. Sezonin e fundi tai luajti me skuadrën greke të Olympiacos, ku u shpall nënkampion. “Jam i lumtur t’ju njoftoj se sezonin tjetër do të jem pjesë e skuadrës ambicioze turke të Bursa BBSK”, thotë Hysaj në faqen e tij në “Facebook”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




