Izmir Smajlaj operohet me sukses në menisk pas dëmtimit: Shihemi

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Atleti shkodran Izmir Smajlaj është operuar orët e fundit në menisk, i dëmtuar rreth një muaj e gjysmë më parë, gjatë seancave stërvitore. Operacioni, i planifikuar të bëhej jashtë Shqipërisë, është kryer në Tiranë, pasi atleti kuqezi e ka patur të pamundur të udhëtojë për shkak të pandemisë.

Sipas një postimi në rrjetet sociale të kryer nga vetë Smajlaj, operacioni ka shkuar me sukses dhe se së shpejti do të rikthehet në pistë. “Jam i lumtur që më në fund, në duart e sigurta të mjekur Kenan Bayrakci, operimi përfundoi me sukses”, shkruan kampioni i Europës në kërcim së gjati.

Në fund, atleti shkodran jep pretmimin e madh: “Tani kam rikuperimin e më pas do të shihemi sërish në pistën time të zemrës”. Smajlaj, 27 vjeç, është një nga pretendentët për medalje në eventet e ardhshme ndërkombëtare në garën e kërcimit së gjati.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme