UFC-252, Cormier: Kjo është triologjia më e madhe në historinë

Daniel Cormier, ish-kampion i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse, do të kërkojë të rimarrë titullin në sfidën që do të zhvillojë ndaj Stipe Miocic. Kjo është përballja kryesore e eventit UFC-252, që zhvillohet më 15 gusht në Las Vegas.
Kjo do të jetë përballja e tretë mes dy sportistëve, ku secili ka arritur nga një fitore: Cormier në duelin e parë dhe Miocic në sfidën e dytë. Ndaj, tashmë është koha për të përcaktuar më të mirin e këtij Divizioni, një triologji që pritet me interes.
“Unë kam dueluar edhe ndaj Jon Jones, kemi arritur shumë PPV (pay per view-paguaj për ta parë), por mendoj se këto përballje me Miocic janë më të mëdha. Unë e dua sfidën e fortë, të pastër e të ndershme, gjë që ka munguar ndaj Jones”, tha Cormier, referuar faktit se Jones ka dalë dy herë pozitiv.
“Ndërsa ndaj Miocic duelet kanë qenë të pastra e të ndershme. Për këtë arsye kjo triologji është një nga përballjet më të mëdha të historisë së MMA-së. Jemi në peshën e rëndë dhe ky është maksimumi. Jam përgatitur mirë dhe shpresoj t’ia dal mbanë”, tha Cormier.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




