Usain Bolt: Rikthehem të garoj vetëm nëse ai ma kërkon këtë gjë

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Usain Bolt duket se ndihet nostalgjik për kohën kur dominonte në pistën e atletikës, ku triumfonte gjithnjë dhe vendoste rekorde. Edhe pse 34 vjeç dhe i tërhequr nga sporti dy vite më parë, duket se sprinteri xhamajkan ka ende “benzinë në serbator”.

Në një deklaratë të dhënë së fundi, rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra shprehet se mund të rikthehet në pistë, por vetëm me një kusht: Nëse këtë gjë ia kërkon trajneri i tij, Glen Mills, njeriu që e ka stërvitur gjithnjë.

“Të jem i sinqertë, nuk kam shumë dëshirë të rikthehem, por nëse trajneri im do të ma kërkojë këtë gjë, do ta bëja. Te Glen Mills besoj verbërisht. Nëse do të më thotë se është e mundur që unë të triumfoj sërish, atëherë do ta besoja edhe dhe do të rikthehesha të garoja”, tha Bolt.

Më tej, Bolt, fitues i 8 medaljeve të arta olimpike (fitoi 9, por një iu hoq prej dopingut që përfshiu një nga kolegët e tij xhamajkanë në stafetë), shprehet se eviton të shkojë në stërvitjen e Glen Mills. “Sa herë që e takoj në stërvitje ai emocionohet shumë, ndaj përpiqem ta takoj sa më pak në pistë”, tha Bolt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme