Kampioni në fuqi për meshkuj dhe numri 1 për femra heqin dorë

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Kampioni në fuqi i US Open, tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, nuk do të marrë pjesë në grand slam që nis më 31 korrik, në Nju Jork. Po ashtu është tërhequr edhe numri 1 në botë për femra, tenistja australiane Ashleigh Barty, e cila ka vendosur të mos udhëtojë.

Nga turneu nju-jorkez kanë hequr dorë edhe mjaft tenistë “big”, si Elina Svitolina, Kiki Bertens, Svetlana Kuznetsova e Nick Kyrgios. Të gjithë janë shprehur se kanë frikë nga pandemia e Covid-19 dhe kanë vendosur të mos udhëtojnë në Amerikë. Ndërkohë që ditët në vijim priten të tjera tërheqje nga grand slam i US Open.

“Pas një rekflektimi të gjatë vendosa të mos marr pjesë në US Open këtë vit. Situata në botë është ende e ndërlikuar prej koronavirus, rastet po shtohen, ndaj vendosa të mos udhëtoj. Pas 4 muajsh pa ndeshje ky kalendar i ngjeshur me turne është i rrezikshëm dhe i vështirë. Kam respekt për organizatorët, ndaj më vjen keq që po heq dorë”, tha Nadal.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme