Habit Federer: Kjo është nofka më e bukur që më kanë vënë

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenisti zviceran Roger Federer, ikona e këtij sporti, në karrierën e tij ka marrë epitete të ndryshme nga mediat e fansat. Megjithatë, 38-vjeçari shprehet se ka një nofkë të preferuar, të cilën ai e përmend në intervistën për mediat e vendit të tij.

“Në karrierën e time më kanë thirrur në mënyra të ndryshme. Njëra prej tyre është “Dark Federer” dhe më pëlqen shumë si nofkë. Kjo ndodhi për shkak të uniformës time, por jo për karakterin tim. Njerëzit e dinë që jam një njeri i dashur e shoqërures, nuk jam i keq”, tha Federer.

Zvicerani po kalon një kohë të gjatë në shtëpinë e tij, për shkak të dëmtimeve dhe pandemisë së shkaktuar nga Covid 19. “Në 25 vite nuk kisha qëndruar kurrë kaq gjatë në shtëpinë time. Maksimumi kisha qëndruar 5-6 javë, ndërsa tani po shkojmë në 5 muaj. Objektivi im është të jem, gati për vitin tjetër”, tha Federer.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme