Zyrtare: Koronavirus anullon turneun e famshëm të sportit të

Pandemia e krijuar nga Covid-19 ka ndalur një nga turnetë më të famshëm të golfit, atë të Ryder Cup, ku çdo vit përballen mes tyre golfistët amerikanë me ata europianë. Edicioni i këtij viti ishte parashikuar të zhvillohej në Amerikë, në datat 25-27 shtator, në Wisconsin.
Për shkak të pamundësisë për organizimin normal të këtij turneu dhe lëvizjes së sportistëve nga Europa në Amerikë u morr vendimi për ta shtyrë edicionin 2020 pas një vit. “Na vjen keq të marrim këtë vendim, por në kushtet aktuale organizimi është një rrezik për jetët e njerëzve”, thanë organizatorët e Ryder Cup.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




