Dy yjet e NBA-së pozitivë me koronavirus, në dyshim prania në

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Basketbollistët DeAndre Jordan dhe Spencer Dinwiddie, të dy lojtarë të skuadrës së Brooklyn Nets, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ata kanë konfirmuar pozitivitetin përmes postimeve në rrjetet sociale. Ditët e fundit, të gjithë lojtarët e NBA-së i janë nënshtruar testit të parë dhe rreth 15 lojtarë kanë dalë pozitivë, por pa përmendur emra. Këto teste që do të kryhen në vazhdimësi bëhen për shkak të rikthimit të kampionatit më 30 korrik, i lënë në mes që në mars. DeAndre Jordan tha: “Mësova se kam rezultuar pozitiv me Covid-19 kur kam shkuar në market. Për pasojë, nuk do të jem në Orlando kur të rinisë sezoni”. Ndërsa Dinwiddie shkruan: “Duhej të ishim një nga ekipet që do të nisnim më herët grumbullimin në Orlando, por vazhdojmë të jemi në Nju Jork. Tani, për fat të keq jam pozitiv. Kam patur simptoma, temperaturë dhe dhimbje në gjoks. Nuk e di nëse do të jem apo jo në Orlando”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme