Khabib një nga rusët më të suksesshëm në botë, ja sa ka fituar

Sipas revistës së famshme “Forbes”, kampioni aktual i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, ka arkëtuar 16.5 milionë dollarë mes viteve 2019-2020. Kjo e ka bërë Khabib një nga rusët më të suksesshëm në botë nën moshën 40 vjeç.
Mësohet se nga dueli ndaj Dustin Poirier, në nëntor 2019, kampioni rus fitoi 6 milionë dollarë. Kjo është sfida e fundit e Khabib në kafaz, që pritet të rikthehet në shtator, në një duel ndaj Justin Gaethje. Duket se biznesi me UFC-në po i shkon mbarë kampionit rus, që këtë vit nuk është ngjitur ende në kafaz.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




