Tenisi në kaos, një tjetër pozitiv në “Adria Tour”, Djokovic

Pas bullgarit Grigor Dimitrov një tjetër tenist pjesëmarrës në turneun e “Adria Summer Tour”, turne organizuar nga serbi Novak Djokovic, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai është kroati Borna Coric, që përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se është infektuar me koronavirus.
“Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju informoj se kam rezultuar pozitiv me Covid-19 pas një testimi. Të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me mua të kryejnë testin dhe ju kërkoj ndjesë nëse kam shkaktuar ndonjë problem. Ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë”, shkruan Coric, mesazh ky i njëjtë me atë të Dimitrov.
Tashmë të gjithë tenistët që kanë marrë pjesë në këtë turne janë në ankth, por ai që nuk ka frikë është numri 1 në botë, Novak Djokovic. Ai ka refuzuar të bëjë tamponin edhe pse ka qëndruar shumë pranë ditët e fundit me Dimitrov. Aktualisht serbi ndodhet në shtëpinë e tij në Beograd.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




