“Babai im nuk është më në burg”, ylli i NBA-së jep lajmin e madh

Basketbollisti turk Enes Kanter, që luan në NBA me Boston Celtics, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter” ka bërë me dije se pas 7 vitesh, babai i tij është liruar nga burgu. Sipas lojtarit babai i tij është arrestuar nga presidenti Erdogan pikërisht për shkak të djalit të tij. Enes Kanter njihet si një person kundër regjimit të Erdogan.
“Mund të qaj. Sot mësova se pas 7 vitesh nga arrestimi i babait tim, pasi e kanë çuar ilegalisht në gjyq dhe e kanë akuzuar si një kriminel, vetëm për faktin se është babai im, ai është liruar nga burgu”, shkruan Kanter.
Më tej, basketbollisti turk që prej vitesh nuk shkel në vendlindjen e tij, shkruan: “Gjithçka për shkak të kundërshtimeve që kishim ndaj regjimit. Nuk mund ta arrestojnë më për shkak të apelit që kemi bërë. Ai është vetëm një njeri, ka me mijëra ende të burgosur padrejtësisht në Turqi. Nuk do t’ju harrojmë. Mos kini frikë të luftoni”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




