Serena Williams merr vendimin për grand slam të US Open

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tenistja amerikane Serena Williams ka vendosur të marrë pjesë në grand slam-in e US Open, që do të nisë më 31 gusht, në Nju Jork. “Pantera e zezë” duket se ka rënë dakord me protokollin e sigurisë të vendosur nga organizatorët e turneut amerikan edhe pse ai konsiderohet shumë i rreptë. Aq sa mjaft tenistë kanë thënë se mund të bojkotojnë pjesëmarrjen.

Williams, 38-vjeçe, synon triumfin e 24-t në një grand slam, për të barazuar rekordin e Margaret Court. “Mezi pres të rikthehem në Nju Jork dhe të luaj në US Open”, tha tenistja amerikane, ndërkohë që pak ditë më parë ajo ishte shprehur në dyshim për pjesëmarrjen.

“Organizatorët po bëjnë një punë të mirë për të siguruar që gjithçka të jetë e përkryer dhe të gjithë të jenë të sigurt. Shumica jonë nuk luan prej muajsh. Do të më mungojnë tifozët, pasi janë ata që më mundësojnë kalimin e momenteve të vështira”, tha Serena Williams.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme