NBA, lojtarët me unazë “smart” që zbulon temperaturën dhe simptomat

Sporte të tjera | 6 vite më parë

NBA do t’u shpërndajë të gjithë lojtarëve dhe stafeve të skuadrave pjesëmarrëse në rikthimin e kampionatit nga një unazë të veçantë. Sipas CNBC, të gjitha skuadrat që do të jenë në Orlando do të mbajnë një unazë titani, të dizenjuar nga Oura, që lejon matjen e temperaturës trupore 24 orë.

Jo vetëm kaq, por kjo unazë monitoron edhe rrugët respiratore dhe rrahjet kardiake. Sipas kompanisë që do të shpërndajë unazat e veçanta, ajo mundëson zbulimin e simptomave të Covid-19 të paktën 3 ditë më herët dhe me një saktësi 90%.

Ndërkohë, lojtarët do të mbajnë edhe nga një byrzylyk në dorë, të dizenjuar nga Disney, që do të shërbejë për të kontrolluar vendodhjen e lojtarëve 24 orë. Kjo bëhet për arsye sigurie në hotel.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme