“Nëse ai thotë që do të luajmë, do të bëhet ashtu si thotë ai”

Basketbollisti i Clippers, Patrick Beverly, ka lëshuar një deklaratë në fortë në prag të rikthimit në parket të NBA-së. Pas zërave të ditëve të fundit se një pjesë e lojtarëve nuk dëshiron të shkojnë në Orlando dhe të luajnë basketboll për shkak të koronavirus, ylli i Clippers ka mohuar gjithçka.
“Lojtarë të basketbollit thoni çfarë të doni. Nëse LeBron James thotë që do të luajmë, të gjithë ne do të luajmë. Nuk është diçka personale, por vetëm biznes”, ka shkruar në rrjetet sociale basketbollisti i Clippers.
Një deklaratë me dy kuptime. Mos ndoshta NBA bën atë që i thotë James, apo ky është një kompliment që Beverly ka për basketbollistin e Lakers?
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




