US Open merr vendimin zyrtar, turneu nis më 31 gusht

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Tashmë është zyrtare: Grand slam i US Open do të luhet sipas parashikimit, më datat 31 gusht-13 shtator. Lajmin e konfirmuam organizatorët e turneut nju-jorkez. Ata shtojnë se turneu do të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë së Covid-19.

“US Open do të luhet në “Queens, në Nju Jork, në datat 31 gusht-13 shtator. Federata Amerikane e Tenisit (USTA) do të marrë masat për të garantuar shëndetin e tenistëve, stafit të tyre, me kontrolle të rrepta dhe duke monitoruar lëvizjet e tenistëve”, thuhet në deklaratë.

Pavarësisht kësaj, shumë tenistë janë shprehur në dyshim për të marrë pjesë, pasi  masat e rrepta të sigurisë për shkak të koronavirus janë të vështira për t’u aplikuar. Për më tepër do të luhet pa spektatorë, gjë që ul bukurinë e këtij turneu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme