Joshua i dëmtuar, ish-kampioni i botës: Jam gati t’i zë vendin

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Lajmi i dëmtimit të Anthony Joshua ka shqetësuar jo pak komunitetin e boksit. Boksieri britanik do të qëndrojë 3-4 javë pushim, duke vënë në dilemë sfidën ndaj bullgarit Kubrat Pulev, duel për momentin i shtyrë për shkak të koronavirus.

Situata po monitorohet nga boksieri amerikan Charles Martin, ish-kampion bote në peshën e rëndë. Martin ka mbajtur titullin e kategorisë IBF, titull që e ka humbur në vitin 2016, kur u mposht pikërisht nga Joshua.

Boksieri amerikan është shprehur i gatshëm të zëvendësojë Joshua në një duel ndaj Pulev këtë vit dhe më pas, në rast se fiton, ai do të zhvillojë një revansh ndaj britanikut në 2021-shin.

Charles Martin renditet i dyti në klasifikimin e IBF-së dhe mendon se e meriton një shans të duelojë për titull, në rast se Joshua nuk është gati. “Jam në formë dhe gati ta shfrytëzoj këtë rast. Kam kohë që e pres këtë mundësi”, tha Martin.

“Mendoj se IBF mund ta nxjerrë vakant titullin e këtij Divizioni nëse Joshua dhe Fury vendosin të duelojnë mes tyre vitin tjetër. Nëse kjo ndodh, atëherë unë dhe Pulev mund të duelojmë për titullin e këtij Divizioni”, tha Martin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme