Dana White kërcënon sportisten: Do ta vr*s po u largua nga UFC-ja

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Pas deklaratës së kampiones së dyfishtë të botës në artet marciale mikse, Amanda Nunes, se mund të tërhiqet nga sporti, ka ardhur reagimi i presidentit të UFC-së, Dana White. Ai ka përdorur tone të ashpra ndaj Nunes.

“Do ta vr*s nëse tërhiqet. Ne e kemi ndërtuar këtë Divizion pikërisht për atë. Gjithçka është bërë për atë. Dhe tani ajo dëshiron të largohet. Në asnjë mënyrë”, u shpreh Dana White për “MMA Mania”.

Më tej, presidenti i UFC-së shtoi: “E kam thënë se njerëzit duhet të kenë kujdes kur thonë fjalën tërheqje. Natyrisht që një si Nunes, që ka arritur majat, mund ta bëjë një gjë të tillë. Ajo është e mbushur me parà nga ne”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme