Debutim ëndrrash në “Ishullin e Luftimeve”

Më 11 korrik, në “Ishullin e Luftimeve” në Abu Dhabi do të zhvillohet eventin UFC-251 në artet marciale mikse. Ky do të jetë eventi i parë që UFC-ja organizon në këtë vend, një ishull që do të shërbejë për të organizuar të gjitha eventet e këtij gjatë kohës së koronavirus.
Dhe debutimi në “Yas Island” do të jetë me 3 duele për titull, të trija për meshkuj, ndërkohë që në total deri më tani janë konfirmuar 8 përballje.
Sfida e parë për titull është ajo mes kampionit të botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg) Kamaru Usman dhe Gilbert Burns.
Sfida e dytë për titull është ajo në peshën “featherweight” (pesha 61-66kg), mes kampionit në fuqi Alexander Volkanovski dhe ish-kampionit Max Holloway.
Ndërsa sfida e tretë është ajo për titullin kampion në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg) mes Jose Aldo dhe Petr Yan. Në këtë Divizion titulli është vakant.
Në këtë event do të jetë edhe sfida mjaft e fortë për femra mes Jessica Andrade dhe Rose Namajunas, një përballje mes dy ish-kampioneve të botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg). Kjo është përballja e dytë mes dy sportisteve të këtij Divizioni, me Andrade që e ka fituar përballjen e parë me Namajunas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




