UFC replikon me McGregor: I ofruam të duelojë ndaj atij, refuzoi

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka reaguar pas deklaratës së Conor McGregor për t’u tërhequr nga sporti dhe akuzave se UFC-ja i ka ofruar duele të dorës së dytë. Në një intervistë, numri 1 i arteve marciale mikse deklaroi se i ka ofruar irlandezit mundësinë që të përballet me Tony Ferguson në eventin UFC-249.

McGregor do të zëvendësonte në këtë duel Khabib Nurmagomedov, që mbeti i bllokuar në Rusi për shkak të koronavirus. Sipas Dana White, irlandezi refuzoi të zëvendësonte Khabib dhe vendin e tij e zuri Justin Gaethje, që fitoi ndaj Ferguson.

“Unë i ofrova Conor mundësinë që të duelonte me Ferguson në UFC-249, por ai nuk pranoi të ishte zëvendësues. “Unë nuk jam luftëtar që mbush boshllëqet, nuk do ta zhvilloj atë duel” më tha Conor. Gaethje e zëvendësoi, fitoi dhe tani ka të drejtën të duelojë ndaj Khabib”, u shpreh Dana White.

“Conor tani dëshiron të duelojë ndaj Gaethje, por ky i fundit dëshiron të përballet për titullin kampion ndaj Khabib dhe e meriton atë sfidë, pasi ka titullin e përkohshëm”, u shpreh Dana White.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme