FSHF mirëpret turneun “UEFA Development” U-16 për djem

Pas turneut “UEFA Development” U-16 për vajza, Federata e Futbollit do të organizojë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” edhe turneun “UEFA Development” U-16 për djem, në datat 20 – 25 prill.
Ekipet pjesëmarrëse të turneut janë Shqipëria, Kosova, San Marino dhe Andorra.
Ndeshjet e para do të luhen më 20 prill. San Marino – Kosova do të përballen në orën 11:30, ndërsa Shqipëria do të luajë ndaj Andorrës në orën 15:00.
Takimet e dyta do të zhvillohen më 22 prill. Ndeshja e parë e ditës është Kosovë – Andorra në orën 11:30, ndërsa Shqipëri – San Marino do të luhet në orën 15:00.
Sfidat e fundit të turneut do të luhen më 25 prill. Andorra – San Marino është programuar në orën 11:30, ndërsa Shqipëri – Kosovë në orën 15:00.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”. “UEFA Development” është një turne zhvillimor që i jep mundësinë lojtarëve të masin forcat me bashkëmoshatarët e tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




