Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

Sport | 2 vite më parë

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të cilët janë ftuar për të dëshmuar procesin e hapur për të hedhur dritë mbi rrethanat e vdekjes së Diego Armando Maradonës.

Leopoldo Luque dhe Diego Armando Maradona

Në seancën e dhjetë të këtij procesi dëshmia e katër mjekëve ka vendosur përpara përgjegjësisë neurokirurgun Leopoldo Luke, i cili vendosi të bëntë ndërhyrjen në kokë më tre nëntor të 2020-ës. Sipas mjekëve ajo ndërhyrje nuk ishte e nevojshme për të ulur hematomën.

Diego Maradona dhe Flavio Tunessi

“Nuk kishte asgjë urgjente që të justifikohej ajo ndërhyrje. Unë i thashë mjekëve se pacianti kishte sëmundje të tjera, të cilat mund të komplikonin rikuperimin e tij pas ndërhyrjes”, tha neurokirurgu Gijermo Burry, drejtor i repartit të neurokirurgjisë së spitalit Ipensa në La Plata ku Diego Maradona u shtuar më 2 nëntor të 2020. Versioni i Burryt u mbështet edhe nga mjeku i traumës Flavio Tunesi, i cili përveç se punonte në Ipensa është edhe mjek i Gimnasia dhe Esgrima të La Platës, skuadër e stërvitur nga Maradona në atë kohë. Tunesi në dëshminë e tij tha se hematoma në kokë nuk ishte burimi i gjendjes së rënduar shëndetësore të Maradonës dhe se i kishte Lukes që të mo e operonte pasi kundër një hapi të tillë ishin edhe mjekët e spitalit. “Rri i qetë dhe faleminderit për mbështetejn, por Diegon do ta marr dhe do ta operoj në një spital të Buenos Airesit”, tregon Tunesi përgjigjen që kishte marrë nga Luke.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme