Barça, ​​Flick kundër kalendarit: Situatë e pabesueshme

Futboll Bota | 2 vite më parë

Gjashtëmbëdhjetë ditë për një ‘Tripletë”. Fundi i sezonit për Interin dhe Barcelonën, të cilët janë në garë për të tre titujt sezonalë dhe do të përballen me njëri-tjetrin në gjysmëfinalet e Champions League më 30 prill dhe 6 maj, do të jetë shumë i ngjashëm (fjalë për fjalë i zjarrtë) dhe në orët e fundit katalanasit kanë parë që kalendari i tyre të ndryshojë pak. Për shkak të eliminimit të Real Madridit nga Arsenali, La Liga ka vendosur të ndryshojë orën e ndeshjes që skuadra e Flick do të zhvillojë kundër Valladolidit pak ditë para ndeshjes së kthimit me Interin. E planifikuar fillimisht për të dielën, do të luhet të shtunën në orën 21:00 ndërsa Real Madridi do të dalë në fushë në orën 14:00 të së dielës.

Një veprim, ai i Ligës, që Flick nuk e vlerëson: “Të mos kërkojmë justifikime, por diku tjetër mbrojnë skuadrat që luajnë në Europë. Ata që merren me këto probleme nuk e kanë idenë e situatës. Mendoj se jam përballur me një barsalet, situata është e pabesueshme. Këtu në Spanjë nuk kujdesen për klubet në federatën e tyre”.

Flick, nga ana tjetër, ka vlerësuar Interin: “Unë e vlerësoj futbollin e tyre. Ata janë një ekip me përvojë, i organizuar mirë me dhe pa top. Kanë sulmues të mirë dhe mbrojtës të shkëlqyer. Pavard ishte lojtari im. Unë e konsideroj atë një profesionist shembullor, jam shumë i kënaqur që e shoh përsëri. Dhe përveç kësaj ata kanë një trajner të shkëlqyer që po bën shumë mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme