Rusia lëshon dron mbi autobusin e mbushur me punëtorë në Ukrainë, vriten 9 persona

Një dron rus ka goditur një autobus që po transportonte punëtorë, në Ukrainë, duke u marrë jetën 9 personave. Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm (23 prill) në qytetin jug-qendror në Marhanets.
Shefi rajonal i Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, bëri me dije se 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve në rrezik për jetën.
Sulmi vjen ndërsa zyrtarë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, SHBA dhe Ukraina po përgatiten të mbajnë bisedime në Londër me qëllim sigurimin e një armëpushimi.
Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Vlerësohet se qindra mijëra njerëz janë vrarë ose plagosur që atëherë.
Presidenti rus Vladimir Putin shpalli një armëpushim 30 orësh për të dielën e Pashkëve, ndonëse nuk zbatua plotësisht.
Secila palë akuzoi tjetrën për thyerjen e armëpushimit.
Muajin e kaluar, Moska doli me një listë të gjatë kushtesh në përgjigje të një armëpushimi të plotë që ishte rënë dakord nga SHBA dhe Ukraina.
SHBA ka zhvilluar bisedime me Rusinë dhe veçmas me zyrtarë ukrainas dhe evropianë për të ndërmjetësuar një armëpushim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




