Mashtrimi me call center-at, SPAK kërkon sekuestrimin e mbi 2 mln eurove pasuri të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, të akuzuar për krijimin e një skeme mashtruese përmes call-centerave. Ata dyshohet se kanë mashtruar qytetarë të vendeve të BE-së për të investuar në bursa, duke i vjedhur ata me mbi 7 milionë euro.
Më herët GJKKO ka dënuar Erjon Kasmin me 7. 4 vite burg dhe Xhulian Xhafën me 6 vite e 8 muaj burg për akuzat “Mashtrimi kompjuterik” “Grupi i strukturuar kriminal.
Më 25 prill 2025, SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të tyre, pasi janë të pajustifikuara dhe dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Vlera e pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi arrin në 1, 937,145 euro dhe 33,089,854 lekë. Pasuritë përfshijnë apartamente, vila, truall dhe pemëtore të regjistruara në emër të Kasmi dhe Xhafa, në Tiranë, Durrës dhe Sarandë.
Pasuritë që SPAK kërkon sekuestrimin:
“Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,
Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
Apartament, me sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.
Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.
Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.
Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.
Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendndodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.
Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.
Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.
Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë
Subjekti tregtar ‘Ëood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.
Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,
Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.
Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.
Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S. Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.
Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.
Për shtetasin Erjon Kasmi, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është 1,108,920 euro dhe 13,300,000 lekë.
Vlera e pasurive te paluajtshme sipas kontratave për shtetasin, Xhuljan Xhafa është në vlerën 240,000 euro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




