Udhëtimet e fundit me trenin e vjetër, udhëtarët përjetojnë një rrugëtim mes nostalgjisë dhe ndryshimeve që vijnë

Aktualitet | 2 vite më parë

Pelegrinët drejt kishës së Shna Ndout në Laç, këtë pranverë kanë zgjedhur ende trenin si mjetin e tyre të udhëtimit. Në kushte të amortizuara, me karroca të vjetruara dhe shpejtësi të ulët, ky rrugëtim është kthyer në një përvojë të veçantë për shumëkënd, mes nostalgjisë dhe sakrificës.

Nga vjeshta e këtij viti pritet që të nisë rehabilitimi i linjës hekurudhore V0orë-Hani i Hotit dhe modernizimi i trenave, duke shënuar kështu fundin e një epoke për këtë lloj udhëtimi.

Kryetari i trenit tregon se, pavarësisht vështirësive, shërbimi ndaj pelegrinëve është kryer me përkushtim dhe se ky udhëtim mbetet unik pavarësisht vështirësive.

“Këtë vit do të fillojnë punimet për riparimin e linjës. Është i qetë, i sigurtë dhe ekonomik. Do të riparohen të gjitha stacionet”, Myzafer Liqeni, kryetar i trenit.

Për shumë udhëtarë, kjo mund të jetë nga herët e fundit që përjetojnë një udhëtim me tren në këtë gjendje, duke ruajtur kështu një copëz nga kujtesa kolektive.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme