Verdiktet e Abissnet Superiore: Egnatia e para, Partizani në “Final 4”! Tirana në Play Out, ndërsa Laçi dhe Skënderbeu bien nga kategoria

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e javës së fundit të sezonit të rregullt të kampionatit Abissnet Superiore. 5 sfidat e transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar kanë dhuruar rezultate interesante, që kanë sjellë edhe verdiktet e sezonit të rregullt në elitën e futbollit shqiptar.

Ndonëse humbet 2-1 në transfertë përballë Teutës, Egnatia e mbyll në vendin e parë në renditje sezonin e rregullt dhe merr shpërblimin prej 100 milionë lekësh që jepet nga FSHF-ja.
Partizani mposht Elbasanin 2-0 në përballjen direkte në “Arenën e Demave” dhe siguron një vend në Final 4.
Tirana fiton 2-0 derbin ndaj Dinamos, shkon në Play Out dhe duhet të luajë edhe një ndeshje shtesë që të qëndrojë në elitë.
Laçi dhe Skënderbeu do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Barazimi 1-1 në Shkodër përballë Vllaznisë nuk vlen për kurbinasit, që mbyllin sezonin e rregull në vendin e fundit në renditje.
Skënderbeu humbet 2-1 përballjen direkte ndaj Bylisit dhe zbret një kategori më poshtë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




