Liverpool, kampion i Anglisë

Futboll Bota | 2 vite më parë

Liverpooli është kampion i Anglisë. Është ky verdikti më i fundit i dhënë në Premier League në javën e 34-ët, kjo dhe falë suksesit 5-1 të lojtarëve të Slot ndaj Tottenhamit. Në një Anfield festiv, golat e Diaz, Mac Allister, Gakpo, Salah dhe një autogol nga Udogie ishin faktorët vendimtarë.

Në fakt, Tottenham shënoi i pari në këtë sfidë me anë të Solanke pas 12 minutash lojë, ndërsa për ‘Reds’ mjaftonte dhe një pikë në këtë sfidë për të festuar. Dias 16’ vendosi barazpeshën, ndërsa Mac Allister 24’ kaloi skuadrën në avantazh.

Gakpo 34’ e bëri gjithçka më të thjeshtë, ndërsa nuk mund të mungonte dhe firma e Salah 63’. Udogie 69, me autogolin e tij, vërtetoi më së miri forcën e kundërshtarit.

Liverpool festoi si kampion i Anglisë për herë të 20 në historinë e tij. Një kryevepër e vërtetë për Slot, i cili godet në shenjë në vitin e tij të parë si pasardhës i Klopp.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme