Nostalgjia për lojërat e fëmijërisë – Nga mënyrat e dikurshme për kohën e lirë te elektronika sot
Dikur, rrugicat apo oborret e shtëpive gumëzhinin nga zërat e fëmijëve. Lojërat e ndryshme ishin pjesë e çdo dite të fëmijërisë. Me një top, një gur apo një litar, fëmijët krijonin botën e tyre plot gëzim dhe fantazi.
Sot shkodranët kujtojnë me nostalgji lojërat më të dashura për ta.
“Kemi dal prej shkolle, kemi ngrënë bukë dhe kemi filluar të luajmë deri në mbrëmje kur errej dhe na thërrisnin nënat për të bërë detyrat. Kemi luajtur ‘topa-gropa’, lojë luftërash.”-u shpreh një prej banorëve të qytetit të Shkodrës.
Një tjetër qytetarët duke kujtuar rininë e saj shprehet për mikrofonin e RTSH-së “të gjitha lojërat i kemi luajtur me moshatarët tanë derisa vinin dhe na merrnin prindërit për të shkuar dhe të hanim bukë në darkë.
Secili nga ne i kujtojmë me mall ato ditë kur asgjë s’kishte më shumë rëndësi se loja, por a do donim të rikthehej përsëri ajo kohë ?
“Lojërat tona më të preferuara kanë qenë top dhe cingla . i kujtoj me shumë nostalgji dhe me shumë mall. Kanë ndryshuar shumë kohët dhe më vjen keq sepse ishin jo vetëm lojëra të bukura por ishin dhe të shëndetshme dhe sportive.”
Kujtimet e atyre lojërave mbeten sot një thesar i pazëvendësueshëm në zemrën e kujtdo që i ka përjetuar.
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




