Champions League/ Barcelona-Interi i besohet Turpin, precedentët e francezit me të dy ekipet

UEFA Champions League | 2 vite më parë

Gjysmëfinalja e parë mes Barcelonës dhe Interit i është besuar një arbitri me eksperiencë si Clement Turpin. Sa i përket dhomës së VAR në “Estadi Olímpic Lluís Companys de Montjuic” do të jetë Jerome Brisard.

42-vjeçari në këtë sezon nuk ka arbitruar asnjë ndeshje ku ka qenë protagoniste Barça ose Interi. Ekipin katalan ai e gjykuar në katër takime ndër vite me një bilanc prej dy fitoresh dhe dy humbjesh. Ndërsa Interin ai e ka arbitruar më parë në pesë takime. Në këtë precedentë zikaltërti numërojnë dy fitore dhe tre humbje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme