Ndalimi i UNRWA-s në Gazë, SHBA del në krah të Izraelit

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara i është adresuar Gjykatës Ndërkombëtare se është Izraeli ai që duhet të sigurojë ndihmë për Gazën dhe vendi nuk ka pse të punojë me agjencinë amerikane për refugjatët palestinezë.

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara ka nisur seancën e dëgjimeve për atë që duhet të bëjë Izraeli për të ofruar ndihmë humanitare të nevojshme për palestinezët në Gazë dhe Bregun Perëndimor të okupuar, pas një kërkese për një mendim këshillimor nga Asambleja e Përgjithshme vitin e kaluar.

“Si përmbledhje, nuk ka asnjë kërkesë ligjore që një fuqi okupuese të lejojë një shtet të tretë ose një organizatë ndërkombëtare të kryejë veprimtari në territorin e okupuar që do të rrezikonte interesat e saj të sigurisë”, tha Josh Simmons, këshilltar ligjor nga Departamenti i Shtetit, për Hagën. Në janar, Izraeli ndaloi agjencinë të operonte në territorin e saj.

Nga ana e tij, Izraeli pretendon se 19 nga rreth 13 mijë persona të UNRWA-s në Gazë morën pjesë në sulmin e Hamasit në Izraelin jugor, i cili vrau rreth 1.200 njerëz dhe nisi luftën në Gazë.

UNRËA tha se pushoi nëntë punonjës pasi një hetim i brendshëm ku arriti në përfundimin se ata mund të ishin përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit por që nuk pati prova konkrete.

Izraeli nuk po merr pjesë në seancat dëgjimore, por ka paraqitur argumentet me shkrim. Ndërsa Federata Ruse, e cila foli drejtpërdrejt pas Shteteve të Bashkuara, tha se puna e UNRWA ishte thelbësore për popullin palestinez dhe agjencia u mbështet nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.

“Gaza gjendet në prag të urisë. Spitalet shtrihen në gërmadha. Miliona palestinezë në shiriti si dhe në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor ku përballen me dëshpërim ekzistencial”, tha Maksim Musikhin, Ministrisë së Punëve të Jashtme, 15 gjyqtarëve të gjykatës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme