Policia e Shtetit: Sot pritet të ekstradohet nga Dubai Florenc Çapja
Florenc Çapja, një emër i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, pritet të ekstradohet pasditen e kësaj të premte (2 maj) nga Dubai. Lajmin e bëri të ditur Policia e Shtetit, ku theksohet se Florenc Çapja do të ekstradohet nga Dubai drejt vendit tonë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.
“Në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”. Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir në Elbasan, në vitin 2012. Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin, ku sipas tij, Florenc Çapja i kishte paguar 50 mijë euro për eliminimin e tyre.
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, u bë në shenjë hakmarrje, pasi Gentian Beqiri ishte në “arrest shtëpie”, ku akuzohej si autor i vrasjes së Sokol Çapjas në 2005.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




