Shkëndija e Tiranës kurorëzohet kampione e Kategorisë së Parë U-17

Kategoria e Parë | 2 vite më parë

Shkëndija e Tiranës është ekipi kampion i Kategorisë së Parë U-17, pasi mposhti sot në ndeshjen e fundit të kampionatit Lushnjen me rezultatin 3-2.

Sfida e luajtur në Kamëz ishte vendimtare, pasi diferenca mes ekipeve ishte 3 pikë dhe ekipit të Shkëndijës i mjaftonte vetëm një barazim për të siguruar matematikisht titullin kampion të Kategorisë së Parë U-17.

Pas këtij suksesi, në sezonin e ardhshëm, Shkëndija e Tiranës do të luajë në kampionatin “Abissnet Superiore” U-17.

Pas përfundimit të ndeshjes, u organizua edhe ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të trofeut, ku i pranishëm ishte specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Neritan Koçi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme