Festa e titullit në “Anfield Road” shkaktoi… tërmet në Liverpul

Sipas sizmiologut anglez Ben Eduards golat e Liverpulit në ndeshjen kundër Totenhem, takim ky që i dha titullin e 20-të “reds”-ave, nuk ka kaluar pa i ndjerë në qytet.
Sipas profesorit në fjalë “festa dhe entuziazmi i tifozëve në ‘Anfield Road’ ka shkaktuar një tërmet të mirëfilltë në qytet”.
Sipas studimit në momentin e golit të Salah nëntoka e qytetit ka pësuar lëvizje 1,6 të shkallës Richter ndërsa autogoli Destiny Udogieka është “ndjerë” më pak, 1,35. Kody Gakpo (1,03) dhe Luis Díaz (0,64) nuk janë festuar shumë nga tifozët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




