Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit në takim nga kryeministri Edi Rama.
Rama priti në ambientet e Kryeministrisë Mbretin e Jordanisë, ku zhvilluan edhe një takim kokë më kokë. Në fokus të diskutimeve ka qenë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, ndërsa Rama e ka cilësuar Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein si një mik të çmuar të shqiptarëve.
“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale pas takimit.
Më herët Mbreti i Jordanisë u prit me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Bajram Begaj, ku palët kërkuan rritje të shkëmbimeve tregtare dhe nxitje të investimeve jordaneze në Shqipëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




