Guardiola: Klopp më ka shkaktuar gjithmonë dhimbje koke

Futboll Bota | 1 vit më parë

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, pavarësisht se gjatë rrugës është përballur me disa kolegë shumë të vështirë. Por çfarë e bëri atë të “djersijë” më shumë?

Vetë trajneri spanjoll e zbuloi në një video të transmetuar gjatë një kursi për licencën UEFA Pro: “Klopp më ka shkaktuar gjithmonë një dhimbje koke. Nuk kam pasur kurrë një kundërshtar si ai. Kam kaluar shumë pasdite dhe netë në shoqërinë e stafit tim teknik duke u përpjekur të kuptoj se si ta ndaloj. Kishte momente kur mendoja: ‘E kam bërë’, dhe të nesërmen isha i shkatërruar”, ka pranuar trajneri i Manchester City-t.

Rivaliteti mes tyre ishte emocionues dhe karakterizoi Premier League nga viti 2016 deri në vitin 2024. Gjatë viteve të tij në krye të Liverpool-it, gjermani fitoi “vetëm” një Premier League, një FA Kupë,  dy Kupa të Ligës, një Superkupë Evropiane, një Community Shield dhe Kupën e Botës për Klube, ndërsa Guardiola fitoi 6 Premier League, 4 Kupa të Ligës, 3 Community Shields, 2 Kupa FA, 1 Champions League, 1 Superkupë Evropiane dhe 1 Kupë Botërore për Klube.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme