Ronaldo shfaqet i dehur, shpërthejnë tifozët e Valladolid

Ronaldo fenomeni nuk është shumë i popullarizuar në mesin e tifozëve të Real Valladolid. Braziliani, pronar i klubit spanjoll, ka vendosur të dorëzojë çelësat dhe transferimi mund të zyrtarizohet në ditët në vijim. Prandaj Real Valladolid do të ketë një pronar të ri sezonin e ardhshëm, duke shpresuar që të kthehet shpejt në La Liga pas rënies në kategorinë e dytë që u bë realitet një javë më parë.
Të shtunën, gjatë ndeshjes kundër Barcelonës, grupe të organizuara protestuan kundër ish-sulmuesit të Interit, Real Madridit dhe Milanit, duke hedhur në fushë 60 mijë kartëmonedha me imazhin e Ronaldos dhe fjalët: “Shko në shtëpi”.
Por kjo nuk është e gjitha: Ronaldo u kap në një restorant të famshëm në kryeqytetin spanjoll… dukshëm i dehur. Imazhet u bënë virale në mediat sociale, duke indinjuar më tej tifozët e Real Valladolid vetëm disa orë pas një tjetër humbje të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




