Administrata Trump thotë se do të paguajë 1,000 dollarë për ‘vetë-deportim’

Botë | 1 vit më parë

Administrata Trump thotë se do t’u paguajë emigrantëve që ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara 1,000 dollarë plus shpenzimet e udhëtimit nëse largohen vullnetarisht, ndërsa përshpejton axhendën e saj të deportimit masiv .

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha të hënën se njerëzit që përdorin aplikacionin CBP Home për të njoftuar “vetë-deportimet” e tyre do të marrin paratë dhe nuk do të jenë përparësi për ndalim dhe dëbim.

“Nëse jeni këtu ilegalisht, vetë-deportimi është mënyra më e mirë, më e sigurt dhe më efektive nga ana e kostos për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara për të shmangur arrestimin. DHS tani po u ofron të huajve të paligjshëm ndihmë financiare për udhëtim dhe një pagesë për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës përmes aplikacionit CBP Home”, tha Sekretarja Kristi Noem.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme