“Final 4” për vajza, ndeshjet e para gjysmëfinale luhen më 10 maj

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Ndeshjet e para gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin e vajzave do të zhvillohen të shtunën, më 10 maj. Partizani do të presë Gramshin në “Arenën e Demave”, në orën 15:00, ndërsa Apolonia do të përballet me Vllazninë në Fier, në orën 16:00.

Kjo fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje dhe takimet e kthimit janë planifikuar më 14 maj. Në rast se rezultati është i barabartë pas dy ndeshjeve, kualifikimin për në finalen e madhe do ta sigurojë skuadra e renditur më mirë në klasifikim, në këtë rast Vllaznia dhe Gramshi.

Skuadrat që nuk arrijnë të kualifikohen në finale do të zhvillojnë një ndeshje të vetme për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt.

Kampionia e Kategorisë Superiore për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Champions League, ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme